Telegrafi

Një gruaje nga Strumica i zhvaten 26.900 euro

Në SPB Strumicë, dje B.D. (61) nga fshati Banica ka paraqitur një vepër penle “mashtrim” dhe “paraqitje të rrejshme”.

Sipas B.D. në vitin 2015 ka qenë e mashtruar për 26.900 euro nga K.D. (31) nga Shkupi, i cili ka qëndruar në Strumicë, ndërsa iu është paraqitur si avokat dhe e ka bindur se do t’i sigurojë dokumente dhe tokë punuese, si dhe parcelë në afërsi të fshatit Banicë, Strumicë.

Deri në ditën e paraqitjes së rastit, siç njoftojnë nga MPB, K.L. nuk i ka siguruar tokë punuese, ndërsa nga paratë i ka kthyer vetëm 3.000 euro.

Janë marrë masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/