Telegrafi

Një gruaje japoneze, gjuha i bëhet e zezë dhe me qime shkaku i një antibiotiku

Një grua pësoi një reagim të çuditshëm ndaj një antibiotiku kur ilaçi ia bëri gjuhën e zezë dhe me qime.

Gruaja e paidentifikuar vuante nga kanceri i zorrës së trashë dhe iu dha minociklin kur papritur pësoi efekte anësore nga kimioterapia.

Por, pas marrjes së ilaçit, gruas nga Japonia, iu shfaqën qimet e zeza në gjuhë – një gjendje e cila zakonisht shkaktohet nga higjiena e dobët orale, pirja e duhanit dhe alkooli, sipas Universitetit Fukuoka në Japoni.

Mund të ndodhë edhe për shkak të antibiotikëve që ndryshojnë nivelin e baktereve në gojë, raporton themirror.

Raporti, i cili u botua në British Medical Journal, thoshte se “në ekzaminimin fizik, në fytyrën e saj u vu re hiperpigmentim gri difuz, i cili nuk ishte vërejtur më parë”.

Por, ajo edhe gjuha me qime treguan përmirësime brenda gjashtë javëve të ardhshme kur iu nënshtrua ilaçeve të ndryshme.

Vitin e kaluar, një grua u diagnostikua me sindromën e djegies së gojës, një çrregullim i rrallë që e bëri atë të kishte një gjuhë të verdhë me qime dhe lëkurë të gjakosur. /Telegrafi/