Xiao Hong, 30-vjeçare, nga Siping, thotë se dikush i ka këputur gërshetin e saj 1.2 metra të gjatë derisa po ecte në një shtëpi të mallrave.
Ajo ka thënë për gazetën kineze Beijing Evening Post se: "Njerëzit po dilnin duke u shtyrë nga dera kryesore, dhe kur dola jashtë ndjeva se kisha humbur diçka. Si pa qëllim preka flokët e mia, por nuk ishin më".
Ajo u ankua tek policia se nuk mund të besonte që dikush do t’i vidhte flokët të cilët po i rriste për aq kohë të gjatë.
Në të kaluarën asaj i ishte ofruar shuma prej 450 eurosh për flokët e saj, por kishte refuzuar t’i shiste.