Telegrafi

Një gruaje i bie të fikët dhe rrëzohet në shinat e metrosë në Turqi – shpëtohet në momentet e fundit nga qytetarët

Një gruaje i është shpëtuar jeta në shtetin turk pasi i kishte rënë të fikët në një metro.

Gruaja me inicialet I.G. i ka rënë të fikët dhe u rrëzua në shinat e metrosë në Çankaya.

Gruaja 61-vjeçare u shpëtua nga qytetarët e rastit para se treni të arrinte në stacion.

Ngjarja ka ndodhur dje në stacionin e metrosë Kızılay në lagjen Çankaya të Ankarasë, raporton t24.

Ajo është dërguar në spital me autoambulancë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Shkaku i incidentit, të gjitha trenat u vonuan rreth gjysmë ore. /Telegrafi/