Site icon Telegrafi

Një grua nga Kavadari raporton partnerin për dhunën seksuale ndaj vajzës së saj

Një grua nga Kavadari ka raportuar në polici se një person ka dhunuar seksualisht vajzën e saj të mitur.

“Mbrëmë në orën 21:00 në Drejtorinë e Policisë Kavadar, një 38-vjeçare nga Kavadari ka raportuar se në fillim të muajit mars vajza e saj e mitur është dhunuar seksualisht nga një person, me të cilin ishte në lidhje dashurie dhe i cili ishte i moshës madhore.

Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Kavadar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton SPB Veles.

Exit mobile version