Një burrë u vra dhe një grua u plagos nga një fqinje e tyre në Izmir.
Në ngjarjen e ndodhur në lagjen Bayrakli, Suleyman Akyıldız, i cili ishte tregtar dhe gruaja e tij, Nurhayat Akyıldız u sulmuan nga gruaja me iniciale S.K., e cila ishte gjithashtu tregtar.
Në ngjarjen e regjistruar nga kamera e sigurisë, i dyshuari shihet duke qëlluar mbi çiftin e moshuar.
Nurhayat Akyıldız u qëllua në këmbë, ndërsa Suleyman Akyıldız u qëllua në gjoks dhe këmbë.
Pas ndërhyrjes së parë të ekipeve mjekësore, çifti i plagosur ishte dërguar në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Ege.
Pensionisti 84-vjeçar nuk mundi të shpëtonte pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërsa po vazhdon trajtimi i Nurhayat Akyıldızit.
Policia ka arrestuar të dyshuaren dhe është dërguar në burgun e qytetit të Izmirit. /Telegrafi/