Telegrafi

Një grua vodhi mallra për 19 vjet dhe i shiti në eBay: Dënohet me burgim dhe 3.8 milionë dollarë

Një grua nga Teksasi është dënuar me 54 muaj burg federal për vjedhjen e miliona dollarëve në mallra dhe shitjen e tyre në eBay.

Kim Richardson, 63 vjeçare, pranoi të paguante 3.8 milionë dollarë si formë dëmshpërblimi pas një hetimi nga Byroja Federale e Hetimit dhe Shërbimit Sekret, transmeton Telegrafi.

Banorja e Dallasit vodhi nëpër dyqanet e SHBA-ve dhe më pas i shiti mallrat në eBay dhe më pas i dërgonte në adresat e blerësve përmes Federal Express dhe United Parcel Service.

Richardson vodhi sende nga dyqane të shumta me pakicë. Ajo përdori mjete vjedhjeje dyqanesh për të çaktivizuar pajisjet e sigurisë dhe dilte nga dyqani duke vendosur mallin e vjedhur në një çantë të madhe të zezë që e mbante, raporton CNN.

Blerësit që blenë mallrat e vjedhura dërguan rreth 3.8 milionë dollarë në katër llogari PayPal të lidhura me Richardsonin.

Ndryshe, gjatë dënimit të saj, gjykata tha se “praktikisht është e pamundur” të identifikonte të gjithë ata që ishin viktimë e skemës së Richardsonit. /Telegrafi/