Telegrafi

Një grua u sulmua nga një dem në një plazh të Meksikës – dikush nga komentuesit gjeti kohë edhe për shaka

Ky është momenti kur një turiste u sulmua nga një dem masiv në një plazh në Meksikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “takimi i frikshëm” ndodhi në plazhin La Fortuna, afër San Lucas, por nuk dihet se kur ka ndodhur.

Turistja u përpoq të mblidhte sendet e saj në rërë pasi demi iu afrua rrezikshëm dhe ia futi hundën në çantën e saj.

Shumë komentues reaguan ndaj ngjarjes, me njërin prej të cilëve tha: “Çfarë është duke bërë një dem në plazh? Pronari duhet të dënohet ashpër”.

“Demi është me pushime verore”, ka shkruar një tjetër me shaka.

Një tjetër pyeti: “Po pronari? Po autoritetet?”. /Telegrafi/