Site icon Telegrafi

Një grua u nxor e gjallë nga rrënojat, gjashtë ditë pas tërmetit shkatërrues në Marok

Një grua u shpëtua nga nën rrënoja gjashtë ditë pasi një tërmet shkatërrues goditi Marokun dhe shkaktoi dëme të mëdha në zonat e banuara, njoftuan të enjten ekipet e kërkimit dhe shpëtimit.

Burimet lokale thanë për mediat e huaja, përcjell Telegrafi, se gruaja u shpëtua dhe u nxor nga rrënojat nga një ndërtesë në fshatin Tizi-n-Test, në provincën Taroudant, në Marokun qendror.

Pas kësaj, e mbijetuara thuhet se u dërgua në një spital ushtarak fushor 60 kilometra (37 milje) larg me autoambulancë.

Lexo po ashtu Foshnja e porsalindur nxirret gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Marok – kamerat filmojnë momentin rrëqethës

Tërmeti, i cili ndodhi më 8 shtator me epiqendër në El-Huz, një rajon i lidhur me qytetin e Marrakeshit, rezultoi në dëme të konsiderueshme të ndjera jo vetëm në kryeqytet, Rabat, por edhe në qytete si Casablanca, Meknes, Agadir, si dhe Fes.

Si pasojë e tij, vdiqën rreth 3,000 njerëz dhe mijëra të tjerë mbetën të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version