Holandezja Noa-Lynn van Leuven u kualifikua në Kampionatin Botëror të ‘pikados’ “PDC Darts” pas kualifikimeve të zhvilluara fundjavën e kaluar, duke shkruar kështu historinë e këtij sporti.
Noa mundi lojtaren numër një në botë, Beau Greaves në finalet kualifikuese, por njerëzit filluan të flasin për të në një kontekst negativ, sepse ajo dikur ishte mashkull.
‘Pikado’ e femrave si sport po luftojnë për rritje të njohjes së bashku me homologët e saj meshkuj, por brenda atyre qarqeve kishte pakënaqësi për faktin se Van Leuven ka të drejtë të konkurrojë në konkurrencën e femrave.
PDC madje kërcënoi se do të disiplinonte apo dënonte të gjithë ata lojtarë që nuk donin të luanin kundër një gruaje transgjinore sikurse Leuven.
VAN LEUVEN WINS EVENT 21! 🏆
Noa-Lynn van Leuven clinches her fourth Women’s Series title of the year, defeating Beau Greaves 5-3 in the final!
It was a fantastic performance from van Leuven, who averaged a staggering 109.64! pic.twitter.com/kfl17ycvls
— PDC Darts (@OfficialPDC) October 19, 2024
Deta Hedman është një prej tyre sepse dy herë refuzoi të luante kundër lojtarëve transgjinorë dhe gjithashtu kërkoi që Van Leuven dhe gra të tjera transgjinore të përjashtoheshin nga të gjitha garat e grave.
Meqë ra fjala, Van Leuven mundi bindshëm Greaves me një mesatare prej 109.64 në kualifikimet në Leicester dhe në këtë mënyrë mbushi një nga dy vendet që i përkisnin femrave në kampionat.
Një grua transgjinore nuk ka konkurruar kurrë më parë në Kampionatin Botëror, i cili tradicionalisht do të mbahet nga 15 dhjetori deri më 3 janar në Alexandra Palace në Londër.
Van Leuven ndryshoi gjininë e saj në vitin 2021 dhe iu bashkua garës së grave një vit më vonë. /Telegrafi/