Telegrafi

Një grua thotë se “u sulmua” nga pulëbardhat ndërsa ishte duke ngrënë drekë në plazh – bie në sy njëri prej komenteve

Një grua që u përpoq të filmonte veten duke bërë një pushim dreke ‘të lezetshme’ në plazh, pretendon se u gjend në një situatë të sikletshme pasi u “pengua” nga një tufë pulëbardhash të uritura.

Louise Sideras, një studente në Universitetin Juglindor në Florida, ndau videon në TikTok në fillim të këtij muaji, përcjell Telegrafi.

Aty, Louise shihet ndërsa ishte ulur vetëm në një plazh me rërë.

@lulusideras

I JUST WANTED TO TAKE A CUTE VID EATING MY SALAD AT THE BEACH

♬ original sound – Louisesideras

Dhe teksa përgatitet për të shijuar drekën, mbi kokën e Louise shfaqen tri pulëbardha – ndërsa ajo duket si plotësisht e pavëmendshme.

Pak çaste më vonë, pulëbardhat “zvarriten” drejtpërdrejt mbi kokën e saj – duke rezultuar që Louise të lëshojë sallatën e saj dhe të largohet me shpejtësi.

Por çfarë bie në sy është një koment poshtë videos së saj.

“Pse po mendoj se pulëbardhat janë krijuar me fotoshop”, thekson një nga komentuesit. /Telegrafi/