Storja e kësaj thirrjeje, që u postua në Reddit, mahniti të gjithë. Fillimisht gruaja nuk duket serioze në porosinë e picës, por më pas polici që e pranoi thirrjen e saj u tregua shumë i zgjuar duke kuptuar ‘hallin’ e saj – që nuk ishte pica.
Kjo është biseda mes tyre:
“911, ku është urgjenca juaj?”
“123 Main St.”
“Në rregull, çfarë po ndodh atje?”
“Do të dëshiroja të porosis një picë.”
“Zonjë, keni thirrur policinë”
“Po, e di. A mund të porosis një picë të madhe me speca dhe kërpudha?”
“Hmm… më vjen keq, a po e dini se e keni thirrur 911?
“Po, sa do të vonohet?”
“Në rregull zonjë, a është çdo gjë në rregull atje? A keni ndonjë rast urgjent?”
“Po, kam.”
“Dhe nuk mund të tregoni për shkak se dikush është në dhomë me ju?” (momenti kur polici e kupton se diçka nuk është në rregull)
“Po, ashtu është. A e dini se sa do të vonohet pica?”
“Kam një oficer rreth një milje larg vendndodhjes tuaj. A ka ndonjë armë në shtëpinë tënde?”
“Jo.”
“A mund të qëndroni në linjë me mua?”
“Jo. Shihemi, faleminderit.”
Më pas, polici i cili kishte biseduar me të shpjegoi: “Pasi e mora këtë thirrje, shikova historinë e asaj adrese dhe pash se kishte shumë thirrje të mëparshme për dhunë në familje.
Polici më pas shkoi në vendin e ngjarjes dhe e gjeti një çift, një femër dhe të dashurin e saj të dehur. Polici e arrestoi atë pasi ajo shpjegoi se i dashuri i saj e kishte rrahur atë për disa orë.
Kjo ishte me të vërtetë një mënyrë goxha e zgjuar nga ajo, për ta përdorur këtë mashtrim të picës. Padyshim kjo ishte një nga thirrjet më të paharrueshme”.
Ngjarja ndodhi diku në Britani të Madhe.