Telegrafi

Një grua therr me thikë punonjësen e qendrës tregtare në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Sot pasdite është sulmuar me thikë një punonjëse e një qendre tregtare në Mitrovicë, nga një femër e dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Një rast me elemnte të veprës penale “Lëndim trupor” ka ndodhë rreth orës 14:00, në një qendër tregtare në Mitrovicë, ku në vendin e sajë të punës është sulmuar një punëtore. Ajo ka kerkuar treteman mjekësor, me pas është liruar në shtëpi”, ka thënë ai.

Sipas tij Policia ka arrestuar të dyshuarën.

“Policia ka arrestuar të dyshuarën e cila dyshohet se me një mjet të mprehtë ka sulmuar viktimën. Rasti është inicuar dhe po hetohet si “Lëndim trupor””, ka thënë Zahiti./Telegrafi/