Site icon Telegrafi

Një grua sulmoi turistët, vetëm se i thanë se ua shiti shtrenjtë çajin (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një grua britanike dhe nipi i saj adoleshent u ndoqën nga një fshatare e zemëruar kur po udhëtonin në Nepal.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Gemma Wilson, 35, një mësuese stazhiere nga Barnsley, e cila ishte duke u ngjitur në Annapurna me nipin e saj, 15, kur çifti u sulmuan nga një pronare e një dyqani çaji.

Videoja Dramatike e kapur me GoPro tregon ata duke u përpjekur për tu larguar nga zona, pasi gruaja nepaleze përpiqej të godiste ata me dy dërrasa të mëdha dhe duke hedhur gurë në drejtim të tyre.

Sipas tyre, grindja filloi pasi çifti gjatë udhëtimit të tyre ishin ndaluar për të marrë një pije.

Djali i saj porositi një çaj të zi, por kur erdhën për të paguar pije, gruaja u kërkonte 150 rupi në vend të 50, sa kushtonte normalisht.

Çifti më pas u larguan duke u përpjekur për të marrë pamjet e dyqanit, gjë që ka shkaktuar zemërim tek gruaja nepaleze. /Telegrafi/

Exit mobile version