Telegrafi

Një grua sulmohet nga tufa e qenve endacakë në një lagje të Prishtinës

Një grua është sulmuar mbrëmjen e së martës nga një tufë qensh endacakë në lagjen Dardania, në Prishtinë.

Ky incident u raportua përmes faqes në Facebook “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, e cila shpërndau pamje të sulmit.

“Sulmohet një vajzë në lagjen Dardania, te Santea nga një tufë qensh endacakë. Kjo është e papranueshme për qytetarët në vitin 2023 ende mu ndi të kërcënuar nga qentë endacak dhe të mos t’ndihen të sigurt”, bëhet e ditur në postimin e kësaj faqe. /Telegrafi/