Telegrafi

Një grua sulmohet nga tre ujqër në një kopsht zoologjik në Francë

Tre ujqër në një kopsht zoologjik jashtë Parisit kanë sulmuar një grua 37-vjeçare duke e lënë atë në rrezik për jetë, tha një burim i njohur me rastin dhe prokurorët vendas.

Bëhet e ditur se gruaja u sulmua në kopshtin zoologjik Thoiry, rreth 40 kilometra në perëndim të kryeqytetit francez.

Maryvonne Caillibotte, kryeprokurorja në Versajë, njoftoi se jeta e gruas ishte në rrezik, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gruaja besohet se ka dalë e vetme për të vrapuar pasi ka kaluar natën me familjen e saj në një shtëpizë në kopshtin zoologjik, të cilën ajo e reklamonte në faqen e saj në internet.

Shtëpizat në zonën e ujqërve premtojnë “heshtje, pushim dhe shkëputje”, sipas reklamave të kopshtit zoologjik.

Ato ofrojnë “një përvojë të veçantë, me ujqërit e Arktikut që do të mund t’i shihni nga dhoma e ndenjes”.

Por, gruaja “përfundoi në zonën e safarit”, e cila supozohet të jetë e kufizuar për vetura. Aty ajo është sulmuar nga tre ujqër.

Siç raportohet, policia po e heton ngjarjen.

Ndryshe, kopshti zoologjik Thoiry u themelua në vitin 1968 nga Paul de la Panouse. /Telegrafi/