Telegrafi

Një grua shkatërroi tiketën fituese të 33 milionë funteve

Sipas ditores The Guardian, ajo po kërkonte për tiketën, pasi dëgjoi numrat që ishin shpallur nga lotaria kombëtare “Camelot”.

Gruaja e cila refuzoi të identifikohej, kishte biletën në xhinset e saj që i kishte vendosur në makinën larëse. Ajo paraqiti disa copëza jo të qarta të tiketës, tek tenda e gazetave ku kishte e kishte blerë.

Natu Patel, tha: “Një zonjë erdhi dje. Ishte shumë nervoze. Ne duhej të siguroheshim që tiketën që ajo kishte, ishte fituese. Ajo e tregoi, por kishte qenë e lagur dhe e shpërbërë. Ne e vendosem në një mbajtëse të posaçme plastike për ta mbrojtur dhe më pas e postuam tek kompania Camelot. Është shpejt për kompaninë ta verifikoje dhe ta paguajë zonjën. Aty ishin numrat fitues – 26, 27, 46, 47, 52, 58 – por data, barkodi dhe numri serik mungonin”!

Zëdhënësja e kompanisë Camelot tha se “asnjë vendim nuk do të jepet nga kompania pa kaluar një afat prej 180 ditësh. Dhe, nëse brenda këtij afati nuk do të vijë kush me një tiketë që i ka këta numra, atëherë do të merret një vendim nga kompania”!