Ekuipazhet e emergjencës kanë rrethuar Kullën Trump në Çikago pas raportimeve për një sulmues aktiv më herët sot.
Raportet e pakonfirmuara të një gruaje potencialisht të armatosur me një pushkë shkaktuan një prani masive të policisë dhe SWAT dhe njerëzve iu kërkua të qëndronin larg, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Policia e Çikagos fillimisht konfirmoi vetëm se kishte një “thirrje shërbimi” në Hotelin dhe Kullën Ndërkombëtare Trump.
SWAT team has surrounded Trump Tower in Chicago after a women entered the building brandishing a rifle. pic.twitter.com/ZlmSENDGXT
— Moshe Schwartz (@YWNReporter) April 5, 2023
Siç ishte raportuar më pas, gruaja e armatosur është përfshirë në një incident të lidhur me familjen dhe se ajo ka hyrë në ndërtesë.
Ndërkohë raportet e pakonfirmuara të mediave sociale pohuan gjithashtu se ajo e kishte barrikaduar veten brenda ndërtesës, duke mbajtur peng njerëz të tjerë me pushkën e saj, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.
Në orën 13:30 me orën lokale, Policia e Çikagos tha se oficerët e SWAT ishin në vendngjarje.
“Në këtë kohë, ne besojmë se ky është një incident i izoluar dhe nuk ka asnjë kërcënim për publikun”, shtuan ata në atë kohë.
Të paktën një helikopter i policisë ishte gjithashtu në vendngjarje dhe rruga jashtë ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa policia rrethoi vendin e ngjarjes.
Prezenca e madhe e policisë jashtë hotelit tërhoqi shpejt vëmendjen e punëtorëve dhe turistëve në zonën e ngarkuar.
Mediat raportuan më vonë se ky ishte një incident i izoluar dhe se nuk kishte asnjë kërcënim për publikun. /Telegrafi/