Telegrafi

Një grua përdor katër rrotulla letre higjienike në ditë, por nuk do të besoni se për çfarë i shfrytëzon

Një amerikane e quajtur Kina shpenzon rreth 2500 euro në vit për letër higjienike dhe e tregon varësinë e saj për serialin, “My Strange Addiction”.

“Unë ha letër higjienike që në momentin që zgjohem, para se të laj dhëmbët”, tha ajo.

Në trailerin e emisionit, e shohim duke ngrënë ushqimin e saj të preferuar, ndërsa shpjegon se është mirë “sepse nuk ka kalori” dhe “nuk shkakton hangover”.

Ajo ha deri në katër rrotulla në ditë dhe preferon llojin me një shtresë, raporton dailymail.

Gruaja nuk e kufizon veten të hajë ëmbëlsirën vetëm në shtëpi, por e bën atë në punë, në veturë apo në sallon bukurie. Ajo thotë se e vë re kur njerëzit e shikojnë me mosbesim, por nuk e shqetëson.

Ajo nuk ndikohet as nga kritikat, as nga mendimet e të tjerëve dhe tregon se fillon të qajë sapo mendon për letrat higjienike. /Telegrafi/