Për më shumë se dy vite, Emilija Stojanovska nga Ohri, në gjykatën e Ohrit ka përfaqësuar palë pa kaluar provimin jurisprudencës dhe pa licencë për punë, njoftojnë “a1on” dhe “Makfaks”.
Stojanovska në rolin e avokatit ka pasur lëndë ku ka punuar dhe është shfaqur në gjykatën e Ohrit. Ajo me vite të tëra ka arritur që të prezantohet si avokate, ndërsa asnjë nga ato nuk ka kontrolluar se a ka licencë për punë si avokat. Stojanoska nuk është regjistruar në regjistrin e avokatëve aktiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në paraqitjen e Stoajnovsëks si avokat më parë, ja dyshuar gjyqtarja Vesna Kiçeec, kur Stojanovska është paraqitur si ndihmës avokate e një pale. Burime të “A1on” dhe “makfaks” thonë se Keçeec ka kërkuar nga Stojanovska të sjell vendim për regjistrim në Dhomën e Avokatëve, por avokatja nuk e ka dorëzuar. Gjyqtarja Kiçec, i ka vërtetuar informatat./Telegrafi/