Telegrafi

Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Përdoruesit e TikTok u mahnitën nga një video e një gruaje që takon për herë të parë fëmijën e shoqes së saj më të mirë.

Nika Diwa ka vizituar shoqen e saj më të mirë e cila së fundmi ka lindur dhe kur më në fund ka parë shoqen dhe vajzën e saj, nuk ka mundur t’i kontrollojë emocionet dhe ka filluar të qajë nga lumturia.

Përpara se Nika të mbante vajzën e vogël, ajo përqafoi shoqen e saj dhe i tha se ishte krenare për të.

@nikadiwaThe baby was concerned 😅♬ Bloom (Bonus Track) – The Paper Kites

Pastaj ajo nxitoi të lante duart për të mbajtur vajzën e vogël. Ashtu si Diwa, edhe shoqja e saj nuk mundi t’i kontrollonte emocionet kur e pa, ndaj qanë së bashku nga lumturia në këtë moment të veçantë për të dy.

Diwa e postoi videon në TikTok të saj dje, dhe ajo tashmë është parë më shumë se dy milionë herë.

Shumë janë të kënaqur me këtë moment prekës dhe miqësinë mes dy grave. /Telegrafi/