Një grua në Pensilvani i ka lënë të hutuar edhe ekspertët me kafshën që zbuloi jashtë shtëpisë së saj.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Christina Eyth e shpëtoi kafshën në fillim të kësaj jave pranë shtëpisë së saj në Fairfield Township pasi gjeti gjurmë putrash jashtë derës së saj.
Eyth ndoqi gjurmët, duke supozuar se ato i përkisnin qenit të fqinjit të saj.
Por gjurmët përfunduan duke e çuar atë drejtpërsëdrejti tek një kafshë e paidentifikuar, për të cilën Eyth tha se po shfaqte “sjellje si e frikësuar”.
“Gjithçka që mund të mendoja ishte se ‘kjo kafshë ka nevojë për ndihmë'”.
Eyth ishte në gjendje ta joshte kafshën duke e dërguar në bodrumin e saj dhe larguar nga i ftohti.
Megjithatë, që atëherë, kafsha ka qenë një mister. /Telegrafi/