Telegrafi

Një grua nga Kalifornia udhëtoi mbi 14 mijë kilometra për t’u martuar me një burrë të fisit Maasai – 30 vjet më të ri

Një grua që u largua mbi 14 mijë kilometra larg shtëpisë për t’u martuar me një burrë të fisit Maasai, 30 vjet më i ri.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo ka thënë se “nuk mund të ishte më e lumtur” – pavarësisht se njerëzit përreth saj kritikojnë lidhjen.

Deborah Babu, 60 vjeçe, nuk priste të binte në dashuri kur takoi bashkëshortin e saj tani, Saitoty Babu, 30 vjeç, ndërsa udhëtonte në Tanzani me vajzën e saj, Royce, 30, më tetor 2017.

Nëna dhe vajza ishin duke ecur në një plazh në Zanzibar kur u gjenden përballë me dy Maasai, njëri prej të cilëve ishte Saitoty, i cili u ofroi atyre suvenire.

Deborah nuk pranoi, por e pyeti nëse mund të bënte një foto me ta, pasi nuk kishte takuar kurrë një Maasai, dhe filloi një bisedë me Saitoty-n.

“Folëm me orë të tëra dhe zbuluam se kishim aq shumë të përbashkëta si sensi ynë i humorit”, tha Deborah.

Dyshja mbajtën kontakte dhe u lidhën më tej gjatë një shëtitjeje në plazh, por Deborah fillimisht nuk e pa që kjo të shkonte më tej për shkak të hendekut në moshë.

“Isha një grua e lumtur ‘beqare’ dhe nuk më dukej e drejtë të takohesha me dikë 30 vjet më të ri”, tha ajo.

Pavarësisht kësaj, Saitoty e ndoqi atë në destinacionin e saj të radhës në Tanzani dhe u mërzit kur iu desh të largohej për t’u kthyer në Sacramento, Kaliforni, SHBA, dy javë më vonë.

Pas kësaj, Saitoty thirri Deborah çdo ditë – dhe madje foli për dëshirën për t’u martuar me të.

“Sapo u ktheva në Kaliforni – që ishte 12 orë diferencë mes nesh – por Saitoty sigurohej që të më telefononte çdo ditë – edhe nëse do të kishte një ndërprerje të energjisë, ai do të gjente një mënyrë”, ka rrëfyer ajo.

“Vajza ime e madhe, Tiffany, 32 vjeç, dhe djali, Sherrick, 27 vjeç, e takuan atë në FaceTime dhe e pëlqenin atë”.

Kështu, kur fëmijët e Deboras e inkurajuan atë të ‘shkonte te ai’ nëse ai e bënte të lumtur, ajo udhtëtoi me aeroplan për të takuar Saitoty-n dy muaj më vonë dhe e pranoi me kënaqësi propozimin e tij kur u ribashkuan.

Çifti pati një ceremoni tradicionale të martesës Maasai në qershor 2018 dhe u martuan ligjërisht këtë vit.

Ata po planifikojnë gjithashtu një festë më të madhe Maasai, e cila do të ketë më shumë anëtarë të familjes dhe fiseve.

Deborah – e cila tani përdor emrin e saj Maasai, Nashipai dhe jeton me Saitoty dhe familjen e tij në Ubena, Tanzani – e do jetën e saj të re, ‘shumë ndryshe’.

Oficerja në pension e policisë, tha: “Kurrë nuk prisja të gjeja një burrë dhe të martohesha me dikë kaq më të ri se unë, por ai është njeriu më i sjellshëm dhe më i kujdesshëm”.

Por jo të gjithë e pranuan këtë marrëdhënie.

“Saitoty është akuzuar se ka qenë me mua vetëm për një ‘green card’, gjë që dhemb sepse e di sa pak është dëshira e tij për të jetuar në Amerikë”, tha Deborah.

Tani çifti jetojnë së bashku në shtëpinë e tyre prej balte në një boma – një kompleks familjar – dhe të dy partnerët kanë pasur shumë për të mësuar rreth kulturës së tjetrit.

Dhe ata nuk do të lejojnë që gjykimi i të huajve t’ua shkatërrojë lidhjen. /Telegrafi/