Një grua 73-vjeçe nga India ka sjellë në jetë binjake, e mjekët që asistuan lindjet thonë se e tëra u arrit falë fekondimit artificial, shkruan BBC.
“Nëna dhe foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar mjekja Uma Sankar, që kishte monitoruar shtatzëninë e gruas së moshuar, transmeton Telegrafi.
Mangayamma Yaramati që ka sjellë në jetë binjaket, ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj që është 82-vjeç gjithmonë kanë dashur të kenë fëmijë, por një gjë e tillë nuk e arritën derisa iu nënshtruan fekondimit artificial.
“Jemi shumë të lumtur”, ka deklaruar bashkëshorti i saj Sitarama Rajarao. /Telegrafi/