Telegrafi

Një grua në Kamenicë lind fëmijën në mesin e tregut të qytetit

Një lindje jo e zakonshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kamenicë. Një nënë e komunitete romë e ka lindur fëmijën e saj në tregun e qytetit.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Ai ka thënë se menjëherë pas marrjes së informacionit se nëna gjendet në rrugë me fëmijën, ai ka intervenuar.

“Sot rreth orës 17:00, një qytetar na njoftoi për një lindje jo të zakonshme në tregun e qytetit. U njoftuam që nëna dhe fëmija janë në rrugë. Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëmijën dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla. Nëna dhe fëmija janë shëndosh”, ka shkruar Kastrati në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

Sot rreth orës 17:00, një qytetar na njoftoi për një lindje jo të zakonshme në tregun e qytetit. U njoftuam që nëna dhe fëmija janë në rrugë. Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëmijën dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla. Nëna dhe fëmija janë shëndosh. Falënderoj qytetarin Fekim Dalipi që tregoi qytetari të dalluar duke lajmëruar rastin, dhe mjekun Latif Sylaj e infermieren Alma Latifaj për përgjegjshmërinë profesionale. Jeta e rëndë që e bën komuniteti rom në vendin tonë nuk mund të neglizhohet. Të gjithë qytetarët pa dallim përkatësinë meritojnë vëmendjen tonë.
Ne jemi duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet të rifunksionalizojmë repartin e gjinekologjisë./Telegrafi/