Telegrafi

Një grua në Japoni u dënua pasi “voziti pa leje” një valixhe elektrike

Në një veprim mjaft të çuditshëm, policia japoneze ka gjobitur një grua pasi “voziti” valixhen e saj elektrike në një trotuar.

Ky është rasti i parë i tillë ku dikush akuzohet për ngasjen e një valixheje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Automjeti”, ose më konkretisht, bagazhi inteligjent Airwheel SE3 Mobility Scooter, është i aftë të ecë deri në 8 milje në orë (13 km/orë).

Megjithatë, policia e akuzoi gruan sikur të ishte duke hipur në një motoçikletë 50 cc. ose motoçikletë.

Ndërsa valixhe nuk është në gjendje të jetë realisht një rrezik për këmbësorët, arsyetimi është se ligji japonez është mjaft i rreptë për çështjet e trafikut.

Në këtë rast, Akti i Trafikut i Japonisë thotë se “Çdo gjë që nuk i plotëson kushtet, edhe nëse duket si një skuter elektrik, konsiderohet një motoçikletë ose makinë e zakonshme dhe kërkon patentë shoferi”. /Telegrafi/