Site icon Telegrafi

Një grua në Itali vendosi të bëjë një banjë lakuriq, në fontanën e pallatit Piazza Colonna

Qytetarët italianë janë përballur me një situatë të pazakontë të shtunën derisa kaluan përgjatë fontanës në Piazza Colonna.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një grua vendosi të bënte një banjë lakuriq në shatërvanin e këtij pallati, e cila e përdori atë si të ishte një pishinë.

Gruaja është parë pak para orës 11 të mëngjesit, dhe ndoshta për shkak të nxehtësisë së lartë, ajo po freskohej tek fontana pa rroba.

Pas gjithë kësaj, ajo doli jashtë që aty dhe filloi të vishej, por në ndërkohë policët nga stacioni policor Trevi arritën në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6pw8MFhXeFQ

Exit mobile version