Telegrafi

Një grua në Australi po pastronte një shtëpi dhe gjeti një insekt sa “madhësia e një dore”

Insekti që gjeti ishte me madhësinë e dorës së saj dhe ajo menjëherë shpërndau foton në faqen e saj në Facebook ‘Nënat që Pastrojnë’ dhe u përpoq të zbulonte se çfarë lloj ishte ky insekt.

Një nënë nga Australia u trondit kur gjeti një insekt të madh fluturues në shtëpinë e saj, raporton Daily Mail.

Insekti që ajo gjeti ishte me madhësinë e dorës së saj dhe ajo menjëherë shpërndau foton në faqen e Facebook ‘Nënat që Pastrojnë’ dhe u përpoq të zbulonte se çfarë lloj ishte ai insekt, transmeton Telegrafi.

Postimi shpejt mori një seri komentesh nga gratë që ishin të tmerruara nga madhësia e insektit.

“Largohu prej tij. Është më mirë të fillosh të kërkosh një vend të ri për të jetuar”, shkruajti njëra nga gratë e tjera që kishte parë foton. /Telegrafi/