Site icon Telegrafi

Një grua në Angli gjeti ‘ID-në e të burgosurit kinez’ të qepur në një pallto që bleu në internet – dyshon se mund të jetë ‘një thirrje për ndihmë’

Një punonjëse shëndetësore në Britani të Madhe ka gjetur atë që supozohet të jetë një ‘ID e një të burgosuri kinez’ të qepur brenda një palltoje që ajo bleu në internet dhe ka frikë se mund të jetë ‘një thirrje për ndihmë’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 24-vjeçarja e bleu veshjen për 49,99 funte nga një firmë online e quajtur My Shoe Store.

Gruaja, nga Norwich, tha: ‘Kjo mund të jetë një thirrje për ndihmë nga një punëtor skllav’.

Ndryshe, në vitin 2015, një blerës gjeti një letër shqetësuese brenda një palë çorape, të cilat pretendonin se ishin nga një viktimë e torturës kineze.

Shahkiel Akbar zbuloi letrën e fshehur në çorapet e zeza të pasura me pambuk, të cilat ai i bleu në Newcastle.

Kur ai e përktheu shënimin në anglisht, ai gjeti atë që dukej të ishte një thirrje e dëshpëruar për ndihmë nga një njeri që pretendon se ishte torturuar pasi ishte akuzuar për shantazh dhe mashtrim. /Telegrafi/

Exit mobile version