Ky është momenti tronditës kur një nënë u përplas për tokë gjatë një sulmi në rrugë, të cilin policia në Liverpool po e trajton si me motive racore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja myslimane u rrëzua në tokë pas njoftimeve se të rinjtë kishin dëmtuar një makinë dhe dritaret e një shtëpie.
Siç thuhet tutje, kanë qenë kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes që tregojnë se si ajo u rrëzua në tokë nga meshkujt që përdorën shufrat e skelave.
Incidenti mendohet të ketë filluar pasi të rinjtë që luanin futboll në rrugë, të cilët raportohet se shkaktuan dëmtime në një makinë dhe në dritaren e një shtëpie.
Ajo është lënë atje derisa një nga djemtë e saj ishte në gjendje ta ndihmonte atë që të ngrihet në këmbë.
Policia në Merseyside, Angli, ka konfirmuar rastin, duke thënë se oficerët u thirrën për një “grindje që përfshinte një numër njerëzish në rrugë”.
Zyrtarët konfirmuan se ajo u dërgua në spital për trajtim për një lëndim të fytyrës. /Telegrafi/