Një grua migrante që ishte e infektuar me coronavirus, kreu lindjen në bordin e një helikopteri derisa po udhëtonte për në Siçili nga ishulli i vogël jugor italian, Lampedusa.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja po qëndronte në një qendër të migrantëve, objekt ky i dizajnuar për strehimin e 100 njerëzve.
Derisa e njëjta ishte e infektuar me coronavirus, autoritetet shëndetësore vendosën ta transferojnë atë në spitalin Cervello, në Palermo të Siçilisë, në mënyrë që ajo ta kryente lindjen e sigurt.
Kështu, gruaja nuk arriti në kohë në spital, sakaq e përfundoi lindjen në helikopter derisa po fluturonte mbi brigjet jugore të Siçilisë, afër qytetit Agrigento, i tha Reuters një zëdhënës i qeverisë siçiliane. /Telegrafi/