Policia braziliane kanë gjetur një viktimë të rrëmbyer në bagazhin e një makine, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur gruaja e stresuar është gjetur me duart e lidhura, pasi oficerët dëgjuan ulërimat që vinin nga bagazhi i një veture, në një pikë kontrolli në Brazil.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur policët hapin bagazhin dhe gjejnë gruan duke qarë, para se të përdornin një thikë për ti liruar duart e saj.
Raportohet se dy burra ishin në veturë, kur ajo ishte ndaluar në një pikë kontrolli. /Telegrafi/