Telegrafi

Një grua kapi në foto një “UFO” gabimisht teksa po fotografonte qiellin

Cat Thompson, gjatë perëndimit të diellit në Uttoxeter, Staffordshire, shkrepi një foto të pamjes por nuk mund t’u besonte syve kur pa se në foto kishte kapur një UFO.

Foton e qiellit shumëngjyrësh ajo e kishte ndarë me familjen e saj në WhatsApp, ku të afërmit kishin filluar të tallen me strukturën që dukej se rrinte pezull mbi re.

Motra e Cat, Julia, tha se të gjithë bien dakord që ka objekte fluturuese të paidentifikuara, por nuk besojnë te “burrat e vegjël të gjelbër”.

Fotot nxitën reagime edhe në Facebook, ku shumë prej tyre aluduan se në foto dukej Saturni. /Telegrafi/