Cat Thompson, gjatë perëndimit të diellit në Uttoxeter, Staffordshire, shkrepi një foto të pamjes por nuk mund t’u besonte syve kur pa se në foto kishte kapur një UFO.
Foton e qiellit shumëngjyrësh ajo e kishte ndarë me familjen e saj në WhatsApp, ku të afërmit kishin filluar të tallen me strukturën që dukej se rrinte pezull mbi re.
Motra e Cat, Julia, tha se të gjithë bien dakord që ka objekte fluturuese të paidentifikuara, por nuk besojnë te “burrat e vegjël të gjelbër”.
Fotot nxitën reagime edhe në Facebook, ku shumë prej tyre aluduan se në foto dukej Saturni. /Telegrafi/