Telegrafi

Një grua hidhet nga ura në Lumin Vardar në Shkup

Një grua 32 vjeçare sot rreth orës 18:00 ka tentuar të vetëvritet me hidhje nga mbikalimi hekurudhor në bulevardin “Brigada e Tretë e Maqedonisë” në afërsi të ambulantës së vjetër.

Menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë dhe gruaja është bartur në Qendrën Emergjente në “Nëna Terezë” ku do të mbahet për kontrolle të mëtejshme dhe observim.

Informacionin për tentimvetëvrasjen e kanë vërtetuar edhe nga MPB./Telegrafi/