Një grua ka marrë lëndime të rënda trupore, si pasojë e goditjes që ka marrë nga një makinë në rrugën “Nikolla Teslla” në Tetovë.
A.A me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin e Tetovës, ndërsa më pas është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza”.
Nga policia thonë se është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit./Telegrafi/