Mbrëmë në Gjevgjeli është gjetur e vdekur një grua me plagë të dukshme në trup e që si duket kanë qenë nga brejtësit thumbues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mjeku nga ndihma e shpejtë, në vendin e ngjarjes konstatoi se viktima T.V (84), kishte plagë të dukshme në duar, këmbë dhe fytyrë që kanë qenë nga brejtësit thumbues.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurës është vendosur në Institutin për mjeksi ligjore në Shkup për obduksion dhe mësimin e arsyeve të vdekjes./Telegrafi/