Telegrafi

Një grua gjakovare bëhet për spital në vendin e punës, e rrahën 3 burra

Një rast i çuditshëm ndodhi dje në Gjakovë. Bëhet fjalë për rrahjen e një gruaje në vendin e punës në në rrugën “Anton Çeta”.

Policia thotë se gruaja ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre burra, në vendin e punës.

Policia ka arrestuar fillimisht të tre burrat, e më pas njërin e ka liruar. Ndërsa, gruaja ende vazhdon të marrë tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Policia madje nga të dyshuarit ka konfiskuar dy thika dhe një shufër metali të cilat dyshohet se ishin përdor në rast.

Policia thotë se ende nuk dihen motivet rreth këtij rasti, por viktima ka treguar se kishte qenë në lokal duke punuar kur është sulmuar.

“Pas intervistimit dy të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i treti është liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24 orësh.

Lidhur me këtë, personi kompetent i firmës ku ka punuar i viktima i ka thënë Telegrafit se sulmi ka ndodhur ndaj një mashkulli, e jo femre.

Sipas tij, është keqkuptuar gjinia…