Një pamje e çuditshme nga Rumania po përhapet në mediat sociale pasi një grua e zhveshur vrapoi në një studio televizive në mes të një transmetimi direkt dhe hodhi një tullë në drejtim të drejtueses Mirela Vaida.
Bëhet fjalë për një video që tregon se si regjisori reagoi menjëherë dhe u përpoq të ndalonte gruan, por ajo përsëri arriti t’i hidhte një tullë nikoqirit, transmeton Telegrafi.
Tulla, fatmirësisht, nuk e goditi prezantuesen dhe ra jo larg saj.
Arsyeja për këtë ndërprerje nuk dihet ende, por media rumune shkruan se gruaja hyri në ndërtesë përmes një hyrje anësore të pambrojtur.
Përdorues të shumtë të internetit u shokuan nga pamja.
“Çfarë dreqin ndodhi këtu”? pyeti një komentues.
“Kur mendon se i ke parë të gjitha…”, shkruajti një tjetër. /Telegrafi/