Site icon Telegrafi

Një grua e vaksinuar kundër COVID-19, lindi foshnjën me antitrupa në Florida

Një grua në jug të Floridas që kishte marrë një dozë të vaksinës kundër coronavirusit derisa ishte shtatzënë, kohët e fundit lindi foshnjën me antitrupa të COVID-19.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, mjekët paraqitën gjetjen e tyre në një artikull paraprak, që do të thotë se ky pretendim ende nuk është rishikuar nga kolegët.

Paul Gilbert dhe Chad Rudnick thanë se nëna, një punëtore e kujdesit shëndetësor në vijën e parë, mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna gjatë muajit janar, asokohe ishte 36 javë shtatzënë.

Ndërkohë, gruaja lindi një vajzë të “shëndetshme” tre javë më vonë. Studiuesit analizuan gjakun nga kordoni i kërthizës së foshnjës dhe thanë se antitrupat “u zbuluan në kohën e lindjes”, thuhet në artikullin e tyre.

“Për njohuritë tona, ky është rasti i parë në botë që u raportua për një fëmijë të lindur me antitrupa pas vaksinimit të nënës”, tha Gilbert. /Telegrafi/

Exit mobile version