Pavarësisht se numri i vdekjeve nga coronavirusi në Kosovë është reduktuar shumë muajve të fundit, virusi mbetet i rrezikshëm për të gjitha grup moshat.
Kështu, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një viktimë si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se viktimë është një grua që i takon grup moshës 30-39 vjeç.
Viktima është nga komuna e Gjakovës.
Në Kosovë po ashtu janë regjistruar edhe 3 raste të reja infeksioni, ndërsa janë shëruar 4 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë si pasojë e infektimit me coronavirus kanë humbur jetën 2,985 persona./Telegrafi/