Telegrafi

Një grua deklaron rrejshëm se është grabitur nga persona me maska

Një femër nga Mitrovica ka deklaruar në Polici se dy persona të dyshuar të panjohur me maska kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe i kanë grabitur 70 euro dhe një arkë të kursimeve të fëmijëve, me ç’rast janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, është konstatuar se viktima-e dyshuara ka inskenuar rastin.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.