Site icon Telegrafi

Një grua bllokohet 8 ditë në ashensor

Ajo është nxjerrë nga forcat e policisë pasi kaloi plot 190 orë tmerri në hapësirën e ngushtë të ashensorit dhe në errësirë të plotë. Ajo është shtruar menjëherë në spitalin e Viladecans për t’u kuruar nga traumat.

Agjentet u lajmëruan nga familja pasi njerëzit e afërt nuk arritën ta nxirrnin pas përpjekjeve që zgjaten disa ditë. Ashensori ishte bllokuar mes dy kateve për shkak të një problemi teknik.

Ne momentin e hapjes se derës, gruaja ishte në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse e çorientuar dhe e dehidratuar nga “burgimi” 8 ditor në kushte aspak të favorshme. /tch/
 

Exit mobile version