Një grua ka rënë prej katit të gjashtë në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agim Gashi, ka thënë për Telegrafin, se viktima është dërguar në spital në Ferizaj me shenja jete.
“Rreth orës 15:30 minuta në rrethana ende të panjohura një person i gjinisë femërore ka rënë prej katit të gjashtë. Është dërguar në spital në qendrën emergjente dhe tani ndihma e parë është duke u përgatitur që ta dërgoj në klinikë në Prishtinë”, ka thënë ai.
Gashi ka theksuar se ende nuk dihet mosha dhe arsyet e këtij rasti.
“Nuk dihet mosha, as arsyeja. Ajo që dihet është se ka qenë me shenja jete”, është shprehur ai./Telegrafi/