Site icon Telegrafi

Një grua amerikane me dy mitra mbeti shtatzënë tek të dyja në të njëjtën kohë

Një grua nga Nebraska të SHBA-së e cila posedon dy mitra mbeti shtatzënë tek të dyja në të njëjtën kohë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Megan Phipps ishte lindur me didelfis të mitrës, një gjendje e rrallë që dyfishon organin riprodhues.

Mjekët i thane 24-vjeçares, nga Lincoln, se ajo ishte shtatzënë në anën e majtë dhe të djathtë.

“Unë gjithmonë mbështetesha te mitra ime e djathtë. Ata gjithmonë mendonin se ana ime e majtë nuk ishte aktive”, tha ajo për Good Morning America.

Megan filloi lindjen në javën e 22-të të shtatzënisë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Bryan Health.

Mjekët paralajmëruan se vajzat e saj do të kishin vetëm 1 për qind shans për të mbijetuar, gjë që ishte prekëse për familjen.

Foshnja u lirua nga spitali kur arriti 3.6 kilogramë

Megan i lindi vajzat në ditë të ndryshme – Riley-n më 11 qershor dhe Reece të nesërmen.

Të dy foshnjat peshonin më pak se një paund dhe tragjikisht, Riley vdiq vetëm 12 ditë më vonë.

Foshnja e Megan, Reece, u lirua pasi kaloi 144 ditë në spital.

Ajo u bë foshnja më e re që mbijetoi ndonjëherë në spital dhe u lejua të shkonte në shtëpi kur pesha e saj arriti në 3.6 kilogramë. /Telegrafi/

Megan qëndroi në spital me javë të tjera derisa foshnja e saj Reece fitoi forcën
Exit mobile version