Në qytetin Burgos, në veri të Spanjës, një grua 64 vjeçare ka lindur binjakë, raporton Anadolu Agency .
Mediat spanjolle lajmërojnë se gruaja M.I.A. mbeti shtatzënë pasi në SHBA iu nënshtrua fertilizimit in vitro.
Binjakët, djalë dhe vajzë, i lindi përmes ndërhyrjes cezariane në spitalin Recoletas në Burgos.
Nëna dhe fëmijët janë mirë, ndërsa gruaja 64 vjeçare në spitalin e njëjtë para gjashtë viteve lindi një vajzë.
Punonjësit e spitalit theksuan se në Spanjë lindja e grave më të moshura se 58 vjeç është e rrallë.