Site icon Telegrafi

Një grua 49-vjeçare ka humbur jetën në aksidentin afër vendkalimit kufitar “Tabanoc”

Foto: Ilustrim

Një grua dyzet e nëntë vjeçare nga Kumanova ka mbetur viktimë në aksidentin e mbrëmshëm të trafikut që ka ndodhur në autostradën Kumanovë-Tabanoc, dy kilometra para pikës kufitare Tabanoc, ka thënë sot policia.

Aksidenti trafiku në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura, njëra prej të cilave me targa të Serbisë, ka ndodhur dje në orën 20.00.

Lexo po ashtu Aksident në autostradën Kumanovë – Tabanoc, një i vdekur dhe tre të lënduar

“Në aksident janë përfshirë automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.T.(24) nga Kumanova, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.P.(45) nga Kumanova dhe automjeti i pasagjerëve “Opel”, me me targa serbe, e drejtuar nga G.N.(59) nga Republika e Serbisë. Në aksident L.T.(49) nga Kumanova, pasagjere në veturën “Polo”, ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ndërsa mjeku i Emergjencave të Kumanovës ka konstatuar vdekjen e saj”, njofton policia.

Exit mobile version