Telegrafi

Një gropë tjetër e rrezikshme për fëmijët (Foto)

Një gropë e mbushur me ujë gjendet edhe në fshatin Komoran të Drenasit. Aty është gropuar bjeshka nga kompani të ndryshme dhe qytetarë.

Gropa sipas banorëve që kanë dërguar fotografitë është shumë e thellë dhe e rrezikshme për fëmijët, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, javën që shkoi në një gropë të ngjashme në Kolovicë të Prishtinës kanë humbur jetën vëlla e motër.