Një gropë e mbushur me ujë gjendet edhe në fshatin Komoran të Drenasit. Aty është gropuar bjeshka nga kompani të ndryshme dhe qytetarë.
Gropa sipas banorëve që kanë dërguar fotografitë është shumë e thellë dhe e rrezikshme për fëmijët, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, javën që shkoi në një gropë të ngjashme në Kolovicë të Prishtinës kanë humbur jetën vëlla e motër.