Telegrafi

Me një gol të bukur, De Ligt e dërgoi Juven në pushim me epërsi

(Foto: Screenshot/Twitter)

Juventusi e ka zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë të ndeshjes që e zhvillon si mysafir te Udinese.

Duke e pasur të qartë se me fitore në këtë sfidë, Bianconerët do të shpalleshin kampionë për të nëntën herë radhazi, ata e filluan me dominim sfidën.

Pas disa tentativave të Zonjës së Vjetër, por edhe kundër reagimeve nga nikoqirët, Juve ia doli ta zhbllokonte rezultatin në minutën e 42-të.

Matthijs de Ligt e priti një top jashtë zonës shkoi përpara dhe goditja e tij e fuqishme u ndal në rrjetë.

Bardhezinjtë duhet ta menaxhojnë pjesën e dytë për ta fituar takimin dhe në këtë mënyrë do ta festojnë titullin për sezonin 2019/2020 që në këtë xhiro. /Telegrafi/